KSHZ mban seancë, do t’i shqyrtojë udhëzimet në lidhje me zgjedhjet presidenciale

13:14 | 31 Janar 2019
V. S.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme do t’i shqyrtojë propozim-udhëzimet për votimin e personave të sëmurë, për votim të personave të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, si dhe për votimin e personave të cilët gjenden në arrest shtëpiak.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim udhëzimet për konfirmimin e shpërndarjes së panove dhe bilbordeve reklamuese me short, udhëzim për votim të votuesve të cilët janë anëtarë të bordeve zgjedhore të cilët e zbatojnë votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullore, gjegjësisht zyrat konsullore.

Anëtarët e KSHZ-së do t’i shqyrtojnë edhe propozim udhëzimet për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme, për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e ankesave për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, si dhe udhëzimi për mënyrën dhe procedurën e dorëzimit, pranim dhe konfirmim të listave të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Në seancë do të shqyrtohet edhe Përfundimi për pranim të Rregullores për mënyrën e veprimit të policisë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, nr.. 07 – 210 / 4 nga 19.02.2017 për mbajtje të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, si dhe Raportin financiar për mjetet e realizuara për Referendumin që u mbajt më 30 shtator të vitit 2018./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme