Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli tender të ri për furnizimin e pajisjeve për gjurmët e gishtërinjve që duhet të përdoren në zgjedhjet lokale në vjeshtë.
Në specifikimin e konkursit theksohet se kërkohet sistem i integruar për identifikimin biometrik të votuesve, ndërsa vlera e furnizimit është rreth 12 milionë euro. Afati se deri kur duhet të dërgohen ofertat janë deri më 1 korrik.
Procedura për furnizimin e këtyre pajisjeve filloi në maj, pas që tenderi i mëhershëm u anulua të premten, pa si që KSHZ ka vërejtur gabime në specifikim. Në vend që të kërkohet firmë që do të furnizojë pajisje për identifikim biometrik të votuesve, është kërkuar identifikim elektronik i personave.
Nga KSHZ shpresojnë se deri në gjysmën e dytë të muajit korrik të përfundojë procedura tenderuese dhe zgjedhja e firmës dhe se nuk do të ketë nevojë për anulim të zgjedhjeve lokale.
Pas furnizimit publik do të duhet të bëhet trajnimi, ndërsa sipas vlerësimeve të KSHZ-së dhe numrit të vendvotimeve, duhet të sigurohen rreth 4.000 terminale.
Sigurimi i këtyre pajisjeve ishte një nga kërkesat e OBRM-PDUKM-së me të cilën u dakorduan Mickoski dhe Zaevin në takimin e tyre në mars të këtij viti.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...