Nga 98,22 për qind të votave të përpunuara nga zgjedhjet lokale në Maqedoni ose nga 3.418 gjithsej në 3.480 vendvotime kandidatët për kryetar komune nga LSDM-ja udhëheqin në 50 komuna, VMRO-DPMNE në 9, BDI-ja me 12, ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe nga grupe të zgjedhësve udhëheqin në komunat e tjera.
Për Qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov udhëheq me 50,7 për qind në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski me 35,99 për qind.
Fitore nga komunat e Shkupit, LSDM-ja ka në Gjorçe Petrov me 53,71 dhe në Karposh me 58,08 për qind, ndërsa në Aerodrom udhëheqin me 51,84 para VMRO-DPMNE-së e cila ka fituar 44,17, në Butel me 49,12, në Gazi Babë 47,82 para VMRO-DPMNE-së me 44,38 për qind, në Kisella Vodë me 49,36 para VMRO-DPMNE-së me 45,56. Në Qendër nga 89,74 për qind të votave të përpunuara udhëheq kandidati i LSDM-së me 63,58 përkundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së me 28,63 për qind.
Në Saraj udhëheq kandidati i BDI-së me 33, 49 dhe në Çair me 27,28 për qind.
Në komunat e tjera, LSDM-ja ka fitore në raundin e parë zgjedhor në Haraçinë, me 57,81 për qind, në Berovë me 60,96 për qind, në Manastir me 59,77 për qind, Bogdanc me 55,37, Bosillovë me 53,80, Vallandovë me 55,31, Vasilevë me 52,52, Vevçan me 53,15, Veles 53,51, Gjevgjeli me 54,55, Debërcë me 56,70, Dellçevë me 51,83, Demir Hisar me 55,43, Dojran me 58,19, Zelenikovë me 59,22 për qind, Konçe me 55,23, Koçan – 55,80, Kratovë-57,11, Kriva Pallankë-52,53, Llozovë – 55,18, Mavrovë-Rostushë – 55,85, Novosellë – 52,13, Ohër – 54,07, Pehçevë me 52,65, Prilep me 51,07, Radovish – 50,13, Resnjë me 55,03, Sveti Nikole me 50,17 dhe Strumicë me 59,45.
Në Vinicë në epërsi të vogël me 48,64 për qind është kandidati i LSDM-së para kandidatit të VMRO-DPMNE-së i cili ka fituar 46,16 për qind, në Gradsko udhëheq LSDM-ja me 42,01 për qind para VMRO-DPMNE-së me 35,23, në Demir Kapi në epërsi është LSDM-ja me 49,48 përkundër VMRO-DPMNE-së të cilët kanë 46,97 për qind, në Jegunoc LSDM ka 41,90 para VMRO-DPMNE-së me 31,36 për qind, në Karbinci udhëheq LSDM-ja me 48,17 për qind, në Makedonska Kamenicë gjithashtu LSDM me 49,32 para VMRO-DPMNE-së me 45,96, në Makedonski Brod me 49,17 para VMRO-DPNME-së me 29,26, në Negotinë me 51,44 para VMRO-DPMNE-së me 44,86, Rosoman me 49,35 para VMRO-DPMNE-së me 45,78, Nagoriçan i Vjetër me 46,43 dhe në Çashkë me 49,29 për qind.
VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi në Ilinden me 57,34 për qind, Petrovec me 62,054, Sopishte me 50,78, ndërsa udhëheq në Shtip me 48,10 për qind, Bërvenicë me 25,42 për qind, në Zërnovcë me 48,50, Kavadar me 49,36, në Novaci me 44,96, Probishtip me 46,49, në Çeshinovë Obleshevë 47,48.
BDI fitoi mandat të kryetarit të komunës në Kërçovë me 60,36 për qind dhe në Pllasnicë me 59,12, ndërsa udhëheq në Tetovë me 33,18, Bogovinë me 33,99, Saraj me 48,24, Vrapçisht me 35,06, Gostivar me 35,55 për qind, Dibër me 39,93, Dollnen me 34,06, Zhelinë me 43,90, Likovë me 48,97, në Tearcë me 29,86.
Në Strugë në udhëheqje është Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët me 30,24 për qind.
Në Mogillë në udhëheqje është Stevo Pivkovski, kandidat i grupit të zgjedhësve, i cili ka fituar 38,06 për qind të votave, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.
Në Rankovcë fitues është Ivica Toshevski kandidat i grupit të zgjedhësve, në Qendrën Zhupë fitore ka Partia Demokratike e Turqve, në Çuçer Sandevë kandidati i grupit të zgjedhësve Jovan Pejkovski.
PDSH, udhëheq në Strudeniçan me 34,62 për qind.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...