Pas verifikimit të tre kandidaturave për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut, për më pakë se 10 ditë, pra më 1 prill zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për kryetar shteti.
Kandidatët për kryetar shteti të cilët në javët e kaluara rregullisht njoftuan për aktivitetet e tyre, që në njëfarë mënyre e filluan fushatën, tashmë kanë pranuar paralajmërim nga ana e Komisionit Shtetorër Zgjedhor (KSHZ).
Në seancën e 27-të të KSHZ-së, anëtari Boris Kondarko u bëri thirrje kandidatëve që t’i përmbahen Nenit 69 të Ligjit për zgjedhje, ku detajisht përcaktohet se pfarë nënkuptojmë me fushatë, percjell telegrafi maqedoni.
Kandidatëve u kërkohet fushatë e pastër, pozitive dhe evropiane, që sipas KSHZ-së, kjo është në të mirë të të gjithëve, e parasegjithash për kandidatët.
Përndryshe, në hedhjen e shortit, në fletëvotim Blerim Reka, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita shqiptare, do të jetë i pari, pas tij vjen Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e OBRM-PDUKM-së, dhe i treti është Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...