Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ngritë iniciativë kundër një partie politike, për shkak të dyshimeve për financim joligjor gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.
Ky vendim u miratua në seancën e sotme të 45, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
“Duke vepruar brenda kompetencave tona, në tetor ne i paraqitëm Zyrës së Auditimit të Shtetit dhe Zyrës së Inteligjencës Financiare një kërkesë për veprim kompetent. Kishte dyshime se disa nga partitë politike ishin financuar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dmth nga burime të paligjshme të financimit. Kohët e fundit kemi marrë një përgjigje nga Zyra që konfirmon pretendimet tona për financim të paligjshëm të një partie politike”, thonë nga KSHPK.
Gjithashtu, KSHPK sot ose nesër do të përgatisë kërkesë tek qeveria për të njoftuar në lidhje me lëndët e hapura për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë./Telegrafi/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...