Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop së bashku me një delegacion parlamentar, më 21 dhe 22 dhjetor do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Şentop në kuadër të vizitës do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë edhe në festimin që do të organizohet me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit të gjuhës turke në vend, gjatë së cilës ai do të mbajë fjalim.
Në kuadër të kësaj, Şentop do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me titull “Aventura Historike e Shigjetarisë Turke” të organizuar nga Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni i Shigjetarëve, ndërsa do të vizitojë Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, ku do të takohet me të rinjtë.
Në ditën e fundit të vizitës së tij, 22 dhjetor, Şentop do të vizitojë shkollat e Fondacionit Turk Maarif në vend.
Gjatë vizitës, Şentop do të shoqërohet nga zëvendës ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nadir Alpaslan, nënkryetari i grupit parlamentar të AK Partisë, Ozlem Zengin; kryetari i grupit Ndërparlamentar të Miqësisë së Turqisë – Maqedonia e Veriut dhe deputeti i AK Partisë nga Bursa, Ahmet Kiliç; deputeti i AK Partisë në Qutahya, Ishak Gazel; deputetja e Partisë Republikane Popullore (CHP) me qendër në Stamboll, Sibel Ozdemir; deputeti i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP) Hasan Kalyoncu dhe deputeti i Partisë IYI, Yasin Ozturk./AA/
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...