Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka dërguar telegram urimi Ambasadorit të SHBA-së në Shkup, Jess Baily me rastin e 242 vjetorit të mëvetësisë së shtetit amerikan.
Telegram urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
I nderuari Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, z. Jess Baily
Dita e 4 korrikut, përveç kuptimit të saj historik kur është miratuar Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shqiptarët, dhe në përgjithësi për popujt që jetojnë në trojet e Ballkanit, kjo festë paraqet ditën kur ne përveç urimeve për Ditën e Pavarësisë shprehim edhe falënderimet dhe mirënjohjen tonë për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Përcaktimi i shqiptarëve për integrimin euro-atlantik dhe për mishërimin e vlerave demokratike është një rrugëtim që nuk ka alternativë tjetër. Andaj, edhe një herë dua ta ndaj me Ju bindjen e plotë se periudha që pason do e dëshmojë më së miri se miqësia shqiptaro-amerikane do të vazhdojë të forcohet.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq