Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me Covid-19.
“Të nderuar qytetarë, të dashur miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat e infektuar në Kumanovë. Nga 40 bashkëqytetarë të mi ndodhem edhe unë. Ju inkurajoj bashkërisht dhe me disiplinë të vazhdojmë në luftë kundër kësaj të keqe, e di se do të fitojmë, jam i bindur në këtë”, shkroi Dimitrevski në rrjetin social ‘Facebook’, njofton telegrafi maqedoni.
Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktet dhe se nuk ka nevojë për panik.
Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është ndër qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Vetëm dje kishte 27 raste dhe aktualisht ka 262 raste pa rastet e sotme.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga