Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka në takimin e sotëm me gazetarët i demantoi informacionet e disa mediave të caktuara se Dibra ndodhet në karantinë.
“I lus të gjithë mediat të mos përhapin dezinformata që nxisin panik jo vetëm në qytet, por edhe më gjerë. Deri tani në Dibra nuk është në karantinë. Në qytet kemi pesë raste të vërtetuara me coronavirus, për 10 persona të tjerë priten rezultatet, ndërsa 31 persona ndodhen në izolim”, tha Duka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se gjatë kësaj dite do të vinë ekipe të posaçme që do të vërtetojnë gjendjen me coronavirusi dhe se mbrëmë ka nisur dezinfektimi i lagjeve.
Ai tha se komuna maksimalisht ka ndërmarrë aktivitet dhe falënderoi të gjithë pronarët e kafeterive, parukreritë dhe bizneset tjera që kanë ndaluar me punën.
“Ju bëj apel të gjithëve të respektojnë rekomandimet, për shkak se së pari duhet ta ndihmojmë veten duke i ikur takimeve grupore, vizitave në shtëpi etj. Rekomandoj mbyllje të të gjithë objekteve afariste, përveç marketeve për ushqim dhe barnatoret”, tha Duka.
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...