Kryetari I Komunës së Çairit alokon mjetet për furnizimin e automjetit për nevojat e Kryetarit

18:06 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet  për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për bamirësi.

“Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit. Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për: – trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta; – ndërtimi I këndëve me lojra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre; – mbështetja e organizatave humanitare”,thotë Ganiu

Ai gjithashtu thotë se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdoj t’a shfrytëzoj veturën time personale./Tetovasot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme