“Kam qëndrimin tim personal, në lidhje me atë çështje e respektojë kushtetutën e Serbisë”. Kryetari i komunës Qendër, Sasho Bogdanoviq, në emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se e respekton Kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron Kosovën si territor të saj.
Sasha Bogdanioviq, kryetari i Qendrës
“Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është pjesë përbërëse e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”.
I pyetur se me këtë qëndrim dhe faktin që ka organizuar dasmë në Graçanicë të Kosovës me kostumografi dhe këndim të këngëve për Kosovën, ka provokuar ndjenjat e shqiptarëve, Bogdanoviq ka thënë se ai nuk sheh asnjë provokim në veprimet e tij.
Sasha Bogdanioviq, kryetari i Qendrës
“Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….”
Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion. Sidomos në një video ku shihet ai së bashku me gruan e tij duke kënduar këngë serbe për Kosovën. /shenja
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet