Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arrin në qytetin e Shkupit në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.
Këtë informacion e kanë konfirmuar mbrëmë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, burime të larta diplomatike të BE-së, ndërsa sot edhe burime pranë qeverisë së Maqedonisë.
Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë, Michel është paraparë që sot të jetë prezent edhe në mbledhjen e qeverisë ku pritet të miratohet propozimi francez.
Michel do të zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në orën 13:15 do të mbajnë një press konferencë të përbashkët.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër