Kryetari i BFI-së: Kujdes dhe disiplinë në zbatimin e rekomandimeve anti-covid

14:16 | 12 Prill 2021
arbresh.info

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e muajit Ramazan.

Ai theksoi se edhe ky Ramazan e ka gjetur njerëzimin në gjendje të jashtëzakonshme nga shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Prandaj kujdesi i nivelit të lartë dhe disiplina precize e jona për të respektuar të gjitha rekomandimet me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje, do të jetë një vlerë e jona në këtë muaj të shenjtë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm për tejkalimin e kësaj gjendjeje, andaj, le të jetë ky muaj një inspirim i gjallë për ngritjen e vetëdijes sonë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë shëndetësore”, u shpreh Fetahu në mesazhin e tij.

Në një deklaratë me shkrim, Fetahu, duke bërë të ditur se nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, theksoi se në këtë ditë fillon kryerja e obligimit të shenjtë të agjërimit të ditëve të tij./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme