Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis sot do të vijë për vizitë zyrtare në Shkup

09:02 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis me ftesë të kolegut të tij nga Shkupi, Petre Shilegov, sot do ta vizitojë Shkupin dhe do të marrë pjesë në disa ngjarje të cilat organizohen në kuadër të shënimit të 55-vjetorit të tërmetit në Shkup.

“Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis më 22 qershor do të jetë në Shkup, pas ftesës së kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, që të marrë pjesë në shënimin e 55 vjetorit të tërmetit katastrofal të vitit 1963 dhe kontributi vendimmarrës i ekspertëve dhe shkencëtarëve grek në ndërtimin e sërishëm të qytetit”, kumtuan nga kabineti i Kaminisit./portalb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme