Përderisa liderët evropiane fluturojnë me kompani me kosto të lira, kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe gruaja e tij Maja paguajnë trefish bileta më të shtrenjta për të fluturuar me biznes klasë. Dokumentet që i publikoi Televizioni 24 tregojnë se nga buxheti i kryetarit janë shpenzuar 2.355.000 denarë për tridhjetë destinacione.
Për vetëm dy udhëtime të kryetarit të shtetit me gruan e tij për bileta aeroplani janë shpenzuar 211.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
103.000 denarë kanë kushtuar dy biletat për Ivanovin dhe Majën kur udhëtuan në Moldavi, ndërsa me 108.000 denarë arka shtetërore janë paguar për biletat në Ankara ku çifti Ivanov kanë fluturuar në inaugurimin e kryetarit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Dallimi më i madh në çmimet e biletave të biznesit dhe ekonomisë ishte për udhëtimin në Turqi kur në shkurt Ivanov ishte në një vizitë zyrtare. Klasa e ekonomisë ka kushtuar 13.770 denarë, por kryetari Ivanov me bashkëshorten e tij shkuan në Turqi me një fluturim tri herë më të shtrenjtë, dhe për dy bileta janë shpenzuar 83.000 denarë.
Përkundër kreut të shtetit të Maqedonisë, i cili nuk fluturon me linja ajrore me kosto të ulët, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është filmuar duke pritur për Barcelonë dy orë me udhëtarë tjerë, krejtësisht i vetëm, pa delegacion dhe sigurim, ndërsa nga aeroplani ai doli me të gjithë të tjerët.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...