Në ditën e 63-të të Luftës në Ukrainë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi po viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Xhaferi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është takuar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Ai u ka shprehur ngushëllime ukrainasve që kanë humbur të dashurit e tyre në luftën e nisur nga Rusia, më 24 shkurt.
“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi në Facebook./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...