Google ADS

Kryeministrja serbe: Është e rëndësishme që ka nisur debati për çështjen e Kosovës

13:45 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info
Kryeministrja e Serbisë, Anra Brnabiq e ka konsideruar si vendim të rëndëishëm nisjen e një dialogu të brendshëm në shtetin serb, në lidhje me çështjen e Kosovës.
Ajo ka thënë se dialogu vetëm ka nisur, duke e vlerësuar si të guximshëm hapin e presidentit serb, Aleskandar Vuçiq.

“Unë mendoj se dialogu vetëm ka filluar, edhe pse ka shumë njerëz që thonë se nuk duan të marrin pjesë. Mendoj se rëndësi ka qëndrimi në përgjethsi pro dialogut”, tha Brnabic.

“Është guxim dhe përgjegjësi e presidentit serb për një debat të brendshëm. Është mirë që debati ka filluar, dhe ne si Serbi duhet të dijmë se cilat janë interesat tona kombëtare”, shtoi ajo.

Qëndrimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit ka qenë për nisjen e nj dialogu të brendshëm në Serbi, ku do të diskutohet çështja e Kosovës.

Ky propozim ka pasur përkrahje te zyrtarët qeveritarë serbë, të cilët kanë thënë se kjo do t’i hapte rrugën zgjidhjes së problemeve me Kosovën.

Por, Vuçiq vazhdimisht ka insistuar se ftesa për dialog të brendshëm, nuk do të thotë njohje për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme