Google ADS

Kryeministri Zaev nuk pret bllokim nga Bullgaria

17:57 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk pret bllokim nga Bullgaria në rrugën evropiane.

Sipas tij, populli bullgari dëshiron t’i ndihmojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria, shton Zaev, është vend evropian dhe beson në bisedimet dhe se mund të gjendet zgjidhje e përbashkët për figurën e Goce Dellçevit.

“Assesi nuk pres të kemi pengesa në këtë pjesë për shkak se që nga fillimi deri sot, Bullgaria është një nga përkrahëset më të mëdha të Maqedonisë së Veriut në integrimet për në BE”, tha Zaev.

Ndryshe, sot 30 historianë, shkencëtarë, profesorë dhe figura publike me letër të përbashkët u deklaruan kundër memorandumit që e përgatiti Sofja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme