Google ADS

Kryeministri Zaev do të bëhet Ministër i financave

12:46 | 23 Qershor 2019
L G

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re Qeveritare. 6 ministri do të pësojnë ndryshime edhe atë siç vijon:

Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit

Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut

Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit

Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut

Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku

Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme. Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme