Kryeministri maqedonas bën thirrje për votimin e ndryshimeve kushtetuese

17:48 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Edhe njëherë, kryeministri Zoran Zaev i ka bërë thirrje opozitës maqedonase që të mendohen edhe njëherë para se para tyre të dalin ndryshimet kushtetuese qe duhet të votohen nga dy e treta e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.

Seanca është caktuar për ditën e hënë, kurse Zaev shprehet se e ka të qartë pozicionin kundërshtues të opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai madje rithekson se është e qartë se pa votat e tyre nuk ndryshohet Kushtetuta e vendit, mirëpo kërkon që ta dij nëse ka diçka që mund të ndryshoeht te opozita.

Zaev iu qas edhe njëherë rezultatit të referendumit, duke thënë se bëhet fjalë për një referendum konsultativ, pasi që dy pika nuk u plotësuan, duke shtuar se aspekti juridik është i qartë për të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme