Google ADS

Kryeministri italian Conte vizitë zyrtare në Bagdad

14:40 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka arritur për një vizitë zyrtare në Bagdad, ku pritet të takojë krerët më të lartë të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Menjëherë pas mbërritjes, Conte realizoi një takim me kryeministrin e vendit, Adil Abdul-Mahdi, thonë burime nga Ministria e Jashtme e Irakut, të cilët nuk bëjnë të ditur përmbajtjen e bisedimeve.

Kryeministri italian gjatë ditës do të pritet në një takim edhe nga presidenti i Irakut, Barham Salih dhe më vonë nga kryeparlamentari Mohammed al-Halbus, thonë burimet, të cilat bëjnë të ditur se Conte do të udhëtojë edhe në Erbil, ku do të takojë zyrtarët e Qeverisë Rajonale Kurde (KRG).

Mbetet e paqartë se sa gjatë kryeministri italian do të qëndrojë në Irak dhe nëse ai do të vizitojë trupat italiane atje.

Aktualisht në Irak ndodhen 1.500 ushtarë italianë të cilët ofrojnë trajnime për ushtrinë e Irakut.

Italia është anëtare e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, që vepron në Irak dhe Siri për të luftuar grupin terrorist të DAESH-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme