Kryeministri i RMV-së: Kufijtë në Ballkan janë marrëzi e madhe

15:03 | 31 Mars 2023
A. B.

“Kemi qenë shtete të vetmet që nuk kishim kufij. Ndërsa tani jemi të vetmit që kemi kufij”. Këtë e tha sot kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministren serbe Ana Brnabiq në Beograd.

Ai deklaroi se “është marrëzi që të ketë kufij në Ballkan”, ndërsa përmendi shembullin e shteteve evropiane. Sipas tij, kufijtë në vendet e Ballkanit janë vetëm burim i korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë e Ballkanit. Do të thotë që nëse shkoni në veri nga këtu në Horvosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, nuk ka kufij deri në Skandinavi. Ndërsa nëse doni të shkoni në Ballkan, çdo 100 kilometra keni kufij. Dhe prandaj nëse nuk më pëlqejnë disa projekte, kur më vijnë nga Bashkimi Evropian për financim, përmirësim të kontrollit të kufirit, neve nuk na duhen kufij”.

“Unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij, të integruar në BE. Kufijtë që ekzistojnë aktualisht, mes vendeve që kanë regjim pa taksa me njëri-tjetrin, që kanë marrëdhënie miqësore, janë vetëm burim korrupsioni dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.

Idenë për heqjen e kufijve, Kovaçevski për herë të parë e ka përmendur vitin e kaluar gjatë “Open Balkan” në Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme