Sot Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, do të hedhë në votim formimin e qeverisë së drejtuar për herë të parë në historinë e vendit, nga një kryeministër shqiptar.
Talat Xhaferi, i cili mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, është i propozuar për kryeministër teknik nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti në koalicion qeveritar me LSDM-në.
Kjo bazuar në marrëveshjen e koalicionit mes dy partive që në 100-ditëshin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri të jetë shqiptar.
Nga ana tjetër, VMRO, parti maqedonase në opozitë, deklaroi se do t’i propozojë ministrat dhe zëvendësministrat, por nuk do të votojë pro qeverisë me kryeministër Talat Xhaferin.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...