Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në viztitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Siç është kumtuar, qëllim i kësaj vizite është që Qeveria e Maqedonisë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë për integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i këtij vendi dhe që të paraqes prioritetet e reformave, në agjendën për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evroatlantike.
Delegacioni i Maqedonisë, që kryesohet nga kryeministri Zaev, takohet me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe me komisionarin për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...