Fyerjet brutale shoviniste kundër zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe disa anëtarëve të Asamblesë së Cetinjes, të cilat mund të dëgjoheshin nga disa simpatizantë të DPS në Cetinje, janë të papranueshme, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.
“Mali i Zi nuk do të jetë një vend i intolerancës! Ata që kanë qenë në pozita udhëheqëse shtetërore për 30 vjet dhe në deklaratat e tyre thuhet se po luftojnë për një Mal të Zi multietnik, po bëjnë gjithçka për të thelluar tensionet dhe përhapur intolerancën fetare dhe kombëtare”, citohet të ketë thënë kryeministri.
Ai tha se ngjarja e djeshme tregon hipokrizinë e ish-qeverisë.
“Ngjarja e sotme tregon hipokrizinë dhe perfiditetin e shqetësimit të tyre të pretenduar për shtetin, pasurinë e të cilit ata e kanë derdhur kryesisht në xhepat e tyre. Kjo ishte e mjaftueshme”, tha Krivokapiq në Twitter.
Ai u bëri thirrje qytetarëve, siç vuri në dukje, të mos binin pre e retorikës nxitëse të DPS-së, e cila, duke përhapur urrejtje dhe përçarje, dëshiron vetëm të mbrojë kapitalin dhe privilegjet e fituara në mënyrë të dyshimtë.
“Mirësjellja dhe respektimi i ligjit nuk kanë alternativë. Çdokush ka të drejtë të ndihet si një malazez, një serb, një boshnjak, një shqiptar, një kroat, një mysliman … pavarësisht se çfarë ideje politike ai mbron dhe cilit Zot i lutet”, tha Krivokapiq. /Telegrafi/
Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ...
Kevin i heq 10 mijë euro nga çmimi i madh, për ta kaluar nat...
Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lel...
Shtypi gjerman për sulmin në Kosovë: “Terrori në Kosovë̶...
Kurti te Darka e Lamës: Edhe sipërfaqja e punuar e tokës edh...
SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina ...