Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se Bashkimi Evropian e qëlloi veten në mushkëri me sanksione të pamatura kundër Rusisë dhe se rrezikon të shkatërrojë ekonominë evropiane.
Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike e detyroi nacionalistin Orban të heqë kufirin shumëvjeçar të shërbimeve komunale për familjet me konsum më të lartë, duke zhbërë një nga politikat kryesore ekonomike të tij.
“Në fillim mendova se e qëlluam veten vetëm në këmbë, por tani është e qartë se ekonomia evropiane ka qëlluar veten në mushkëri dhe po lufton për oksigjen”, tha ai, raporton euronews.
Orban tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për ndihmë, por se liderët evropianë duhet të marrin në konsideratë strategjinë e tyre, sepse sanksionet i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë evropiane pa e dobësuar Rusinë apo duke i dhënë fund luftës.
“Sanksionet nuk e kanë ndihmuar Ukrainën, megjithatë, ato janë të këqija për ekonominë evropiane dhe nëse vazhdon kështu, do të vrasë ekonominë evropiane”, tha i pari i qeverisë hungareze.
Kryeministri hungarez po përballet aktualisht me sfidën më të madhe që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, inflacioni është më i larti në dy dekadat e fundit dhe monedha kombëtare, forinta, është në nivelin më të ulët historik.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit