Google ADS

Kryeministri bullgar Janev: Zgjidhja e kontesteve mes dy shteteve është te politikanët dhe jo te historianët

21:39 | 16 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri bullgar, Stefan Janev në intervistë për MIA thotë se zgjidhja e kontesteve mes dy vendeve është te politikanët dhe jo te historianët.

“Historianët nuk duhet të jenë udhëheqës të politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive”, deklaroi Janev.

Sipas tij, dy qeveritë duhet të ulen dhe në mënyrë pragmatike të bisedojnë se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

“Historianët janë njerëz të shkencës. Sipas meje, shkencëtarët duhet të merren vetëm me shkencë, t’i vërtetojnë tezat në bazë të fakteve dhe dëshmive me seriozitet dhe përgjegjësi. Ata nuk duhet të jenë udhëheqës së politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive. Politika është përgjegjësi e ekzekutivit që u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Nevojat e qytetarëve definohen përmes votimit në zgjedhje, përkatësisht zgjidhja për këtë çështje është te politika dhe te qeveritë e dy vendeve”, tha Janev.

Sipas tij, zbatimi Marrëveshjes për fqinjësi e vitit 2017 shkon ngadalë, ndërsa Komisioni i përbashkët për histori mes RMV-së dhe Bullgarisë nuk ka arritur asgjë.

“Duket se Komisioni i përbashkët nuk ka arritur asgjë. Kjo ishte e qartë që në vitin e parë dhe të dytë. A duhet të presim edhe pesë vite të arrihet diçka? Sipas meje, kjo nuk është reale”, vlerëson Janev.

Ai theksoi se kjo është thirrje e tij, përkatësisht se zgjidhja e kontestit është mes dy qeverive.

“Gëzohyen se Zaev do të jetë mysafiri i ynë. Qeveritë do të ulen dhe do të bisedojmë se çfarë mund të bëhet, për shkak se, siç thash, me vullnet të mirë gjatë arritjes së marrëveshjes në vitin 2017, duket se përmbushja nuk po zbatohet. Jemi në vitin e katërt që kur është nënshkruar marrëveshja, dhe ne nuk kemi asnjë përparim”, tha Janev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme