Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendim, me të cilin ua revokoi liencat e tregtarëve me shumicë në vijim: PERTINAKS SHPKNJP Shkup në pjesën e kryerjes së veprimtarisë energjetike të tregtisë me shumicë me Mazut (М-1) dhe të GULIVER INZHENERING SHPKNJP Shkup, për kryerjen e veprimtarisë energjetike të tregtisë me shumicë me
Eurodizel BS.
Nga KRRE thonë se licencat revokohen për shkak se tregtarët me shumicë nuk kanë dërguar dëshmi se posedojnë rezervuare për derivatin përkatës të naftës.
“DADI OIL SHPKNJP Jakimovë, Vinicë dërgoi dokumente, me të cilat dëshmon se posedon rezervuare për Eurosuper BS 95 , me ç’rast KRRE-ja ndërpreu procedurën. BASHINO GAS import – eksport SHPKNJP Veles bashkëngjiti dokumente për rezervuaret e siguruara për kryerjen e veprimtarisë energjetike të tregtisë me shumicë me Gaz të Lëngshëm të Naftës (LPG).
“Dy tregtarë me shumicë nuk kanë dërguar dëshmi se kanë rezervuare për depozitimin e një pjese të derivateve të naftës, që janë mjete bazë për punë. Mu për shkakun se nuk posedojnë mjete themelore KRRE-ja miratoi vendime, me të cilat ua revokoi licencat për kryerjen e veprimtarisë energjetike për Eurodizel BS, tregtarëve Guliver Inzhenering dhe Pertikansit për mazut. Këta tregtarë nuk mund të tregtojnë me këto derivate, pasi nuk kanë licencë”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...