Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i njofton konsumatorët se mund të dërgojnë kundërshtim deri te KRRE-ja, në rast se faturat e energjisë elektrike nuk përshtaten me konsumin real të energjisë elektrike.
“Nëse konsumatorët marrin fatura, në të cilat është faturuar konsum joreal i energjisë elektrike, të njëjtit mund të parashtrojnë parashtresë deri te KRRE-ja. Komisioni i ankesave, i cili funksionon në suaza të KRRE-së, do ju japë prioritet për zgjidhje. Në periudhën e kaluar kemi ankesa nga konsumatorët se marrin fatura të mëdha të energjisë elektrike për një muaj, ndërsa në muajin tjetër marrin vetëm për ndriçim të rrugës. Ne veprojmë menjëherë sipas këtyre parashtresave.
Për më tepër, dua t’ju rikujtoj se konsumatorët kanë mundësinë e kontrollit ashtu që vetë mund t’i lexojnë matësit dhe onlajn ta paraqesin gjendjen e matësit në EVN, me çka në bazë të këtyre të dhënave për konsumin e energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët do të marrin faturë reale për konsumin e energjisë elektrike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Nga atje shtojnë se i rikujtojmë konsumatorët e kategorisë së amvisërive se Furnizuesi Universal, respektivisht EVN Home nuk guxon t’i shkyçë nga sistemi i energjisë elektrike konsumatorët e ndjeshëm në muajt dhjetor, janar dhe shkurt për shkak të faturave të papaguara të energjisë elektrike të dërguar.
“Konsumatori i ndjeshëm ka mundësi për pagesë të shtyrë ose pagesë të minimum gjashtë kësteve të barabarta nëse ka borxh të vonuar. Gjithashtu, konsumatori i ndjeshëm, i cili është i regjistruar në evidencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka të drejtë, që nga EVN Home SHPK Shkup të kërkojë lirim nga detyrimi i pagesës së kompensimit për rikyçje, si dhe ti bëhet verifikim i jashtëzakonshëm pa pagesë i pajisjes matëse”, thuhet në njoftimin e KRRE-së./Telegrafi/
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...