Mijëra protestues kundër abortit, kanë protestuar sot në Zagreb të Kroacisë.
Ngjarja ka kaluar pa asnjë incident, ka njoftuar Policia. Sipas autoritetet, në marshin e quajtur “Marshi për Jetën” në Zagreb, morrën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetin Split dhe Rijeka.
Në Split, kryepeshkopi Marin Barisiq u ka bërë thirrje marshuesve që të mbrojnë jetën.
Por në Rijeka kishte edhe një kundër-protestë, të titulluar “Marsh për Liri”. Dy anët e protestuesve janë përleshur dhe policia ka arrestuar mbi 20 gra aktiviste, të cilat u munduan që të ndalonin protestën kundër abortit, transmeton Reuters.
Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia atëbotë ishte pjesë e Jugosllavisë.
Aktivistët po kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet. Vitin e kaluar, një gjykatë kroate kishte vendosur që të hidhte poshtë kërkesën për shfuqizimin e abortit.
Rreth 90 për qind e popullsisë në Kroaci janë katolikë dhe Kisha luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...