Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç , në një intervistë për mediat franceze është deklaruar mbi Brexit, ofensivën e Turqisë në Siri dhe mbi mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Mbi çështjen e zgjerimit të BE-së, Plenkoviç shprehu keqardhje për mungesën e konsensusit për lejimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të fillojnë negociatat e pranimit në BE, duke e quajtur atë një “mundësi të humbur”, transmeton portali arbresh.info
Kroacia ishte vendi i fundit që hyri në Bashkimin Evropian, pas 23 vjet bisedimesh.
Plenkoviç përshëndeti njoftimin për një projekt marrëveshje të Brexit, duke përshëndetur “një arritje shumë të mirë”. Ai nënvizoi se BE “do të ishte gati deri në (tetor) 31” dhe shprehu shpresë se Mbretëria e Bashkuar do të ishte gjithashtu.
Ai ka komentuar edhe ofensivën turke në Siri, duke theksuar se vendet e BE-së e kanë dënuar veprimin turk.
“Ka pasur një dënim të qartë nga Bashkimi Europian dhe ne ndjejmë keqardhje për të gjitha viktimat”, tha ai.
Sidoqoftë, ai ka shtuar se ‘ne duhet të marrim parasysh edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së në një kontekst të migrimit të përgjithshëm’.
Kroacia është përballur me një valë emigrantësh, të cilën kanë shfrytëzuar vendin për të kaluar më pas në vendet e pasura të BE-së. /arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...