Përkundër thirrjes së Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, që të ndalet “lufta verbale” mes Zagrebit e Beogradit para vizitës së Presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kroaci, kjo çështje është shndërruar në temë kryesore të mediave kroate e serbe.
Përveç kësaj, kjo temë tashmë është bërë pikë kryesore diskutimi edhe në Parlamentin dhe Qeverinë e Kroacisë, duke arritur deri në OKB me fjalimin e Kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, transmeton lajmi.net.
“Që nga njoftimi për vizitën e Vuçiq në Kroaci, të gjitha institucionet kompetente kanë marrë masat e duhura të sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë” tha Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviq gjatë ditës së sotme.
Bozinoviq tha se institucionet kroate kanë përvojë në organizimin e vizitave ndërkombëtare dhe pritjeve të politikanëve të huaj.
Ndryshe, vizita e Vuçiqit në Kroaci ka ngjallur reagime dhe nga politikanët në Serbi, duke e quajtur takimin e Vuçiqit me liderët shtetërorë Kroatë, si një takim me pjesëtarët e “Ustashas” organizatë kjo revolucionaliste fashiste e cila veproi gjatë shekullit të 20-të kundër serbëve./lajmi.net
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...