Kroacia shtrëngon masat e sigurisë në prag të vizitës së Vuçiqit në Zagreb

18:39 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Përkundër thirrjes së Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, që të ndalet “lufta verbale” mes Zagrebit e Beogradit para vizitës së Presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kroaci, kjo çështje është shndërruar në temë kryesore të mediave kroate e serbe.

Përveç kësaj, kjo temë tashmë është bërë pikë kryesore diskutimi edhe në Parlamentin dhe Qeverinë e Kroacisë, duke arritur deri në OKB me fjalimin e Kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, transmeton lajmi.net.

“Që nga njoftimi për vizitën e Vuçiq në Kroaci, të gjitha institucionet kompetente kanë marrë masat e duhura të sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë” tha Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviq gjatë ditës së sotme.

Bozinoviq tha se institucionet kroate kanë përvojë në organizimin e vizitave ndërkombëtare dhe pritjeve të politikanëve të huaj.

Ndryshe, vizita e Vuçiqit në Kroaci ka ngjallur reagime dhe nga politikanët në Serbi, duke e quajtur takimin e Vuçiqit me liderët shtetërorë Kroatë, si një takim me pjesëtarët e “Ustashas” organizatë kjo revolucionaliste fashiste e cila veproi gjatë shekullit të 20-të kundër serbëve./lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme