Kryesimi kroat me BE-në propozon që javën e ardhshme të sillet vendim për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa konferencat e para inkuadruese ndërqeveritare të thirren menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese.
Kjo qëndron në Propozim konkludimet e Zagrebit për takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së që do të mbahet më 24 mars, në të cilat ka pasur qasje agjencia kroate e lajmeve Hina.
Sipas Hinës, pritet që ministrat e jashtëm të vendeve nga Unioni t’i pranojnë këto konkludime, pasi që paraprakisht për to do të bisedohet në nivel të ambasadorëve të anëtareve të BE-së.
Teksti i konkludimeve duhet të mbështetet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare, për ç’arsye janë të mundshme ndryshime në projektin e propozuar para miratimit të tij. Këtë vendim, nëse miratohet nga Këshilli i ministrave, duhet ta mbështetë edhe Këshilli i Evropës, përkatësisht shefat e shteteve apo qeverive të anëtareve të BE-së, në Samitin e caktuar për më 26 dhe 27 mars, thekson agjencia kroate.
Sipas propozim konkludimeve, Këshillin për punë të përgjithshme duhet ta thirr Komisionin evropian të propozojë projekt kornizë për negociata me dy shtetet sa më parë, ndërkaq më së voni deri në qershor të këtij viti.
Në pajtim me rregullat e BE-së, korniza negociuese duhet të mbështetet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, që është parakusht për thirrje të konferencës së parë ndërqeveritare me çka zyrtarisht fillojnë negociatat për anëtarësim.
Përfaqësues zyrtarë të Misionit të përhershëm të Kroacisë në BE në deklaratë për agjencinë Hina nuk dëshiruan t’i komentojnë propozim konkludimet, duke thënë vetëm se edhe përkundër krizës së tanishme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ata intensivisht punojnë edhe në çështje të tjera, si zgjerimi i Unionit, që është një nga prioritetet e kryesimit kroat me BE-në.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...