Gjatë një njoftimi të jashtëzakonshëm për media, stafi i Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë deklaroi se është konfirmuar personi i nëntë i infektuar me koronavirus (Covid-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, një person tjetër është konfirmuar me koronavirusin e ri, që do të thotë se nëntë persona të sëmurë janë konfirmuar deri më tani në Kroaci.
Ky është një shofer që kishte shkuar për mallra në zonat e prekura të Italisë.
Të gjitha rastet e konfirmuara me Covid-19 deri më tani gjenden në Klinikën për sëmundje infektive në Zagreb dhe Rijekë.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...