Shoqata Kroate e Turizmit ka bërë të ditur planin për hapje të objekteve turistike si dhe ka paraqitur rekomandimet për udhëtimin e turistëve në Kroaci.
Ministria e Turizmit më parë ka paraqitur planin për hapjen e sezonit turistik veror, që parasheh që deri në fund të majit udhëtimi të lehtësohet për Slloveni, Austri, Hungari, Çeki dhe Sllovaki, ndërsa gjatë qershorit edhe për Gjermani dhe Poloni si dhe për vendet tjera me situatë të ngjashme epidemiologjike. Të shtunën sektori turistik përmes Shoqatës Kroate të Turizmit ka paraqitur planin për hapjen e objekteve turistike dhe për udhëtimin e turistëve.
Në Kroaci vlerësojnë se e kanë gjendjen epidemiologjike prej më të mirave në Mesdhe. Prej fillimit të majit janë hequr ndalesat për punën e dyqaneve, restoranteve dhe të lëvizjes së lirë. Sipas index.hr, hotelet, kampet dhe vendpushimet i plotësojnë standardet më të larta.
Deri në fund të majit do të hapen kampet në Istra, Kvarner dhe Dalmaci e po ashtu disa hotele. Gjatë qershorit pritet hapja e plotë e shumicës së hoteleve dhe të gjitha shërbimeve tjera turistike dhe e destinacioneve.
Kufijtë e Kroacisë janë të hapur për turistët. Me rastin e hyrjes në Kroaci, turistët duhet të kenë konfirmimin e rezervimit të vendqëndrimit, ndërsa marrin këshillat për qëndrim të sigurt në këtë vend.
Është duke u punuar një aplikacion përmes të cilit turistët më herët mund të paralajmërojnë ardhjen e tyre që do të mundësoj që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë.
Në Kroaci shpresojnë që prej muajit të ardhshëm edhe vendet evropiane të lejojnë udhëtimin e qytetarëve të tyre për në Kroaci, në bazë të një sugjerimi të Komisionit Evropian dhe faktit që Kroacia është prej vendeve me numër të vogël të personave të infektuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...