Kroacia zyrtarisht ka aplikuar që të i bashkohet Eurozonës.
Ministri i Financave të Kroacisë dhe Banka Qendrore kroate kanë dërguar një letër të aplikimit shefit të Komisionit Europian për euro, Valdis Dombrovskis dhe presidentit të Bankës Qendrore të Europës, Mario Draghi.
Kroacia pritet të i futet një procesi që do të zgjasë dy vite që quhet ndryshe edhe ERM.
ERM do i japë Bankës Qendrore të Europës kontrollin përmbi politikën monetare dhe vlerat e ndërrimit të valutave me qëllim që të mbajë kunën e Kroacisë në një vlerë konstante me euron.
Eurozona ka 19 anëtarë brenda Bashkimit Europian. Ndërkohë përveq Kroacisë edhe Bullgaria shpreson që të ndërrojë valutën e saj dhe të bëjë Euro-n si valutë shtetërore./Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...