Kriza politike në Maqedoni ka nisur të shthuret me dhënien e mandatit liderit social-demokrat, Zoran Zaev, nga presidenti Gjorgje Ivanov. Mirëpo, deri në zgjidhjen e saj ka ende punë, thonë njohësit e çështjeve politike duke komentuar zhvillimet e fundit, si zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, caktimin e mandatarit të ri, si dhe nisjen ndalimin dhe hetimin e personave të përfshirë në dhunën e 27 prillit në Kuvend.
LSDM-ja, si bartëse e procesit, ka nisur bisedimet me partitë shqiptare për formimin e Qeverisë së re, përkatësisht për përbërjen dhe ndarjen e dikastereve ministrore.
Analisti politik, Albert Musliu, thotë se Qeveria e re duhet të formohet sa më parë dhe se në bisedime më shumë rëndësi duhet t’i jepet vendimmarrjes konsensuale apo bashkëqeverisjes sesa ndarjes sw posteve, pasi e kaluara ka dëshmuar se partitë më shumë kanë qenë të interesuara për favore apo poste që edhe kanë prodhuar kriza të ndryshme.
Jove Kekenovski, njohës i çështjeve politike dhe ish-zyrtar i partisë VMRO DPMNE-sësë Nikolla Gruevskit, thotë se nisja e zgjidhjes së krizës është në radhë të parë rezultat i faktorit ndërkombëtar, para së gjithash atij amerikan. Ai beson se këto situata nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Ai mendon se Qeveria e re fillimisht duhet të merret me disa nga çështjet themelore, që nënkuptojnë edhe kthimin e vlerave elementare të demokracisë në një shtet që pretendon perëndimin.
Bisedimet për Qeverinë e re aktualisht janë duke u zhvilluar ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së dhe sipas njoftimeve të fundit, ato pritet të përfundojnë javën që vjen.
Nuk dihet nëse pjesë e qeverisë do të jetë edhe Lëvizja Besa që ka pesë mandate, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët thuhet se ajo me gjasë do t’i bashkohet koalicionit, i cili në këtë rast do të kishte 62 vota në Kuvend, apo vetëm një më shumë se numri i nevojshëm për të votuar Qeverinë.
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...