Google ADS

Kritika për Kuvendin e Maqedonisë për konkursin e Avokatit të Popullit

21:57 | 24 Dhjetor 2020
A. B.

Rrjeti i organizatave joqeveritare për mbrojtje nga diskriminimi kërkon që Kuvendi ta anulojë dhe përsëri ta publikoje konkursin për zgjedhjet e Avokatit të populli, për shkak të mungesës serioze të transparencës. Sipas tyre, është e papranueshme që ligjvënësi e fshehu konkursin nga publiku.

“Kuvendi në mënyrë jashtëzakonisht jotransparente dhe keqdashëse e filloi procedurën për emërimin e Avokatit të ri të Popullit. …Kuvendi e publikoi vendimin vetëm në Gazetën zyrtare nr. 285 të datës 30.11.2020 dhe në tre media të shkruara… Duke pasur parasysh trendin shumëvjeçar të braktisjes së mediave të shkruara dhe rritjen e leximit dhe informacionit nga mediat elektronike, mund të konkludohet se publikimi i tillë i konkursit është tendencioz në mënyrë që të informojë publikun sa më pak të jetë e mundur, ndërsa me këtë edhe kandidatët potencial të interesuar për paraqitje në konkurs”, thonë nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.

OJQ-të kritikojnë Kuvendin pse nuk i ka informuar rreth konkursit mediat e mëdha elektronike të cilat vazhdimisht kanë raportuar mbi nevojën e shpalljes së konkursit. Madje ata thonë se asnjë organizatë relevante vendase ose ndërkombëtare nuk ishte fare e njoftuar me publikimin e konkursit. Konkursi në fjalë, thonë ata, nuk mund të gjendet as në kategorinë “Konkurse 3” në faqen elektronike të Kuvendit, aty ku gjithmonë publikohen konkurset. OJQ-të dyshojnë se konkursi nuk është shpërndarë qëllimisht në publik sepse kandidati për Avokat të Popullit tashmë është rënë dakord midis palëve.

“Është e qartë se qëllimi i Kuvendit është të fshehë konkursin nga sytë e publikut dhe të lërë më shumë hapësirë për negociata partiake në zgjedhjen e Avokatit të Popullit midis partive parlamentare”, thonë nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.

Sipas rrjetit të OJQ-ve në të cilin anëtare janë Fondacioni Shoqëri e hapur, Asociacioni për edukim shëndetësor – HERA, Shoqata e juristëve të rinj, HOPS, Komiteti i Helsinkit, Koalicioni “Margjinat”, etj., përgjegjësi për fshehjen e Konkursit kanë edhe deputetët.

Për mungesën e transparencës në shpalljen e konkursit për Avokatin e popullit kishte informuar edhe Alsat, pasi Kuvendi nuk ju ishte përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme për shkeljen e afateve ligjore kurse më vonë prentendonte se nuk kishte pasur shkelje. Ligji parashikon shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të popullit të paktën të muaj para skadimit të mandatit të Avokatit aktual të popullit kurse shpalli konkursin vetëm 3 javë para skadimit të këtij mandati./alsat/

Të ngjashme