Google ADS

Krismat në “Lagjen e Trimave”, banorët ende plagët e freskëta

15:47 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Më 9 maj, 3 vite më parë të krisurat e armëve ishin “alarmi” që zgjoi banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.

Pa asnjë paralajmërim, kjo lagje normale u shndërrua në fushëbetejë mes një grupi të armatosur dhe forcave të sigurisë së shtetit. Andaj jo vetëm dëme material, por konflikti tragjik la pas dëme të pakompenzueshme.”

18 viktima dhe 40 të plagosur; mbi 120 familje të dëmtuara dhe mbi 60 shtëpi të shkatërruara. Ky ishte bilanci i përleshjes së armatosur të 9 dhe 10 Majit të 2015-tës. 3 vjet më pas, kujtimet të freskëta për Alsat i shpalos Granit Fejzullahu, i biri i i të burgosurit përjetësisht, Fadilit.

Ajo ditë nuk harrohet kurrë. Çdo ditë që zgjohem në mëngjes e kujtoj, edhe që nuk është babi. Gjithë kohës. Për gjithkë kjo është keq. Më së shumti më kujtohet kur e shpallën babin të vrarë. Ajo s’harrohet. Faleminderit Zotit që është gjallë – tha Granit Fejzullahu, i biri i të dënuarit, Fadil Fejzullahu.

Babai i njërit prej të dënuarve tregon se lumturia e gjithë familjes ka marrë fund tashmë.

Fëmijët të vegjël, i ka lënë. Mos t’i shohësh fëmijët, a ka më keq?! Mirë nuk është aspak. Por çfarë të bëjmë? Askush as ankohet, as nuk fol. As nuk pyesin a ka, a rriten a nuk rriten, a ka fëmijë a nuk ka nuk i intereson askujt – deklaroi Liman Lutfiu, Babai i të dënuarit, Irfan Lutfiu.

Pos shtëpive të të dënuarve në të cilat ruhet me fanatizëm rrëmuja e ditës së përgjakshme, të tjerat janë rindërtuar nga fillimi. Megjithatë për banorët muret e reja nuk janë gjë, krahas traumës e cila iu është bërë pjesë e pandashme e jetës.

“Kemi trauma. Si mos të kemi trauma?! I kanë mbytur njerëzit pa faj. Si ta kthejmë jetën, derisa nuk punon truri siç duhet. Aty flet me njerëz, aty harron”, u shpreh një banor.

“Sot e kësaj dite po të kaloj ndonjë veturë e vjetër njerëzit me vrap dalin në dritare të shohin se çfarë u bë. Kanë mbetur me pasoja njerëzit”, tha një tjetër banor.

E kaluara thonë banorët nuk harrohet por mbeten me shpresë se një ditë edhe për ta “do të lind dielli”, se do të zbardhet e gjithë e vërteta që fshihet pas 9 Majit dhe se do të vihet drejtësia në vend./Alsat-M

https://www.youtube.com/watch?v=soyK-X21kGo

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme