Krisma në Shkup, sulmohet këshilltari i Zoran Zaevit

00:30 | 6 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Sot në mëngjes rreth orës 05:18 në rrugën “Anton Panov” në komunën ‘Kisela Voda’  nga një veturë në lëvizje është gjuajtur me armë zjarri personi me inicialet F.A nga disa persona të panjohur.

Siç mëson portali maqedonas infomax, thuhet se tentim atentati ishte kryer ndaj këshilltarit të LSDM-së, Filip Andov, i njohur me nofkën Sokoli. Rastin në polici e ka paraqitur personi në fjalë, përcjell TetovaSot.

Policia e Shkupit po merr masa për zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me incidentin e armatosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme