Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë ka realizuar një takim me qytetarët e Gostivarit ku ka biseduar për ofertën e partisë së tij, përcjell in7.
“Në këto takime me vëllezërit dhe motrat anekënd vendit, ne kemi shkuar edhe pa përjashtim, problemet që i kanë shqiptarët janë gati të njëjta, ujë s’kanë për pije, rrugë nuk kanë dhe infrastrukturë nuk kanë, shkollat janë të rënuara dhe pa pikë kujdesi nga faktori njeri, të mos flasim për spitale, ambulanta dhe shërbime shëndetësore të tjera që ju duhen dhe u mungojnë, @erdhejt jaanë standart shumë i lartë që as qe e kërkojnë, e për pallatet kulturore as që u shkon në mendje se duhet të ketë institucione të tilla etj, etj. Qeveria na krenohet me 400 milion euro investime në vit kapitale për investime, që besa janë standarde të shek.21, ndërkohë që qytetarët përballen me nevojat e mesjetës….. Në lidhje me këtë Aleanca për Shqiptarët premton që nga këto 400 milion euro 100 milion do të ndahen si investime direkte në fshatra dhe në lagje të qytetit, në mëmyrë që brenda 4 viteve askund të mos dëgjojmë probleme të këtilla për ujin e pijshëm dhe zotohemi se këtë do ta realizojmë…..”, ka thënë kreu i ASH, Sela.
Në pyetjen e gazetarëve nëse në këtë ofertë a përfshihet edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Ziadin Sela tha se ai nuk ka të drejtën morale dhe as stature të flasë në emër të partive të tjera politike,
Oferta ime është e qartë, do të duhet vetëm të pranohet dhe ne nuk kemi kohë të shohim prapa, ne ecim para”, tha Sela.
Sela shtoi se më 12 prill partia e tij do të dalë fituese dhe se nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre si parti.
“Aleanca për Shqiptarët nuk është mjet në dorën e kujtdoqoftë, por është mjet i shqiptarëve për ta arritur ndryshimin, fitoren, perspektivën, barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Sela./in7.tv/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...