Krerët shtetëror, të kënaqur nga raporti i KE-së

19:45 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Krerët shtetëror dhe liderët politik të mbledhur bashkë në vilën presidenciale pritën dorëzimin e raportit të progresit për vendin nga ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar. Ata u shprehën të kënaqur duke thënë se Komisioni Evropian i ka njohur përpjekjet e institucioneve vendore për të përmbushur kushtet për anëtarësim. Presidenti Stevo Pendarovski si nikoqir i takimit e deklaroi si arritje edhe faktin që për herë të parë raporti pritet në një vend nga të gjithë aktorët relevantë në shtet.

NË VEND SE TË JETË KOLEKSIONUES I RAPORTEVE POZITIVE PRES QË REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT TË FITOJË MUNDËSI FER DHE TË TRANSFORMOHET PËRMES HAPJES SË ÇDO KAPITULLI NË NEGOCIATA. ÇDO SHTYRJE SHTESË E FILLIMIT TË NEGOCIATAVE DO TË NDIKOJË PËR DEMOTIVIMIN E SHOQËRISË TONË DHE DO TË KETË IMPLIKIME SERIOZE NË ZBATIMIN E PROCESEVE REFORMUESE. POR MUND TË KUPTOHET EDHE SI NXITJE E POLITIKANËVE ANTI-EVROPIANË NGA I GJITHË RAJONI QË ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME PËRPJEKJET PËR STABILIZIMIN DHE INTEGRIMINE RAJONIT TONË”-THA STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në emër të ligjvënësit tha se institucioni të cilin ai drejton ka përmbushur detyrimet që buronin nga raportet e kaluara.

KEMI PËRMBUSHUR PRITSHMËRITË QË TË REALIZOJMË ATË QË ËSHTË ËNDËRR E SECILIT PREJ NESH, ME SHPRESËN QË KY RAPORT DO TË RRUMBULLAKOHET ME AKTIN E VENDIMIT PËRFUNDIMTAR TË KËSHILLIT TË BE-SË PËR HAPJE OSE PËR CAKTIM TË DATËS PËR HAPJE TË NEGOCIATAVE PARAADERUESE NË BE”-THEKSOI TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT.

Kryeministri Zoran Zaev shtoi se vendi është i përgatitur institucionalisht për fillimin zyrtar të negociatave.

SOT JEMI TË GATSHËM EDHE POLITIKISHT, EDHE INSTITUCIONALISHT, EDHE NË TËRËSI SI SHOQËRI. PAS KËTIJ REKOMANDIMI SË SHPEJTI DO TA KOMPLETOJMË EDHE EKIPIN PËR NEGOCIATA DHE JEMI NGA FUNDI I PËRGATITJES SË SKRININGUT PËR TË GJITHË KAPITUJT. DETYRAT TONA I PLOTËSUAM NGA E PARA DERI TE E FUNDIT DHE PLOTËSISHT JEMI TË GATSHËM PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE”-THA ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR.

Pas publikimit të raportit të progresit ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen më 18 qershor për të sjellë vendimin për fillimin ose jo të negociatave

https://youtu.be/TNTyDgigVg8

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme