Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe presidenti i Maqedonisë kanë uruar festën e Pashkëve për gjithë qytetarët të cilët e fesojnë këtë festë.
Zoran Zaev:
“Miku më i madh i besimit dhe njerëzve mund të jenë përmbajtja dhe përgjegjësia. Këto vlera njerëzore mund të sigurojnë liri dhe forcë për shpirtin”.
Talat Xhaferi:
“Ju dëshiroj shëndet, mirëqenie dhe paqe shpirtërore, pasi festa e Pashkëve është festë e familjes dhe të afërmve. Gjithë besimtarëve ortodoks ju dëshiroj ngrohtësi në shtëpi, fat dhe dashuri”
Gjorge Ivanov:
“Më lejoni që në emër të të gjithë besimtarëve ortodoks t’ju shpreh urime të sinqerta ne rastin e festës së Pashkëve. Ju dëshiroj që këto ditë festa t’i kaloni me shëndet të mirë, paqe dhe mirëqenie”./Telegrafi
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...