Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar sot me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetari i Këshillit Evropian Michel, potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit.
Të dy palët theksuan se propozimi parasheh gjuhë të pastër maqedone, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së.
Në takim nga ana e Kryetarit të Këshillit Evropian edhe njëherë u përforcua mbështetja dhe angazhimi i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këto janë momente kyçe për avancimin e shtetit tonë në aspekt ekonomik, politik dhe në aspekt sociologjik.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të veçantë për shtetin në përmbushjen e qëllimit themelor strategjik, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE.
Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se ditët e kaluara propozimi i Presidencës franceze është diskutuar në takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, me korin diplomatik, sektorin civil, me përfaqësues të opinionit ekspert dhe mediave, si dhe me partitë opozitare./alsat.mk/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë