Vullneti politik i fuqishëm për reforma i transformoi institucionet në shërbim të vërtet për qytetarët, kjo mbetët në mes prioriteteve tona. Ndërtojmë kulturë të re politike që do të jetë parim i qeverisjes dhe jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për rastin e 10-të viteve Partneritet të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut.
Siç theksoi Kovaçevski, koncepti i qeverisjes së hapur mundësoi dërgimin e shërbimeve kualitative dhe e rriti besimi tek qytetarët, ndërsa Qeverinë do ta bëj më transparente dhe më të përgjegjshme.
Kryeministri tregoi se vendi nga vendi i fundit në vitin 2016 në rajon, u ngritë në vendin e parë për qeverisje të hapur dhe aty është akoma, tanimë tre vjet.
“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së hapur. Ky koncept tashmë është zgjeruar, i pranuar nga komunat dhe Kuvendi dhe gjyqësori, që është kontributi ynë gjithëpërfshirës për sundimin e ligjit. Të jesh në vendin e fundit në vitin 2016 në rajon, të arrish vendin e parë dhe të qëndrosh në krye për tre vjet radhazi, do të thotë punë, përkushtim dhe përgjegjësi”, theksoi Kovaçevski.
Ai iu referua katër planeve të veprimit të deritanishëm përmes të cilave janë realizuar mbi 50 masa dhe aktivitete për të drejtat e qytetarëve dhe përmirësimin e statusit të tyre.
“I kemi afruar institucionet me qytetarët, i kemi përfshirë qytetarët në krijimin e politikave. Ky koncept ka kontribuar të madh që vendi nga shtet i robëruar të shndërrohet në shoqëri të hapur”, tha Kovaçevski.
Kryeministri përmendi edhe Departamentin e Thesarit, i cili zvogëlon korrupsionin dhe rrit besimin e komunitetit të biznesit, si dhe digjitalizimin, proces i cili siç tha ai është në interes të të gjithëve.
Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti.
Në konferencë do të promovohet Plani i pestë kombëtar të veprimit për partneritet të qeverisjes së hapur 2021-2023, i cili gjithashtu shënon dhjetë vjet të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut.
Konferenca organizohet nga MSHIA-së, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Qendra për Komunikim Civil dhe Asociacioni për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, të cilat janë duke e zbatuar projektin “Përkrahja e procesit të zbatimit dhe monitorimit të Planit Nacional të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023”./telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?