Google ADS

Kovaçevski prezanton programin dhe Qeverinë e re në Kuvend

13:28 | 15 Janar 2022
L G

Në seancën në Kuvend në të cilët duhet të zgjidhet Qeveria e re, Mandatari për kryeminstër Dimotar Kovaçevski ka prezantuar programin e tij për Qeverinë e re, e cila duhet të votohet deri nesër në mesnatë. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, sepse qytetarët jnaë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta. Si shumicë e re parlamentare e morëm porolsinë nga qytetarët se patjetër uhet të punojmëmë shumë. Kemi mundësi të rrallë që për dy vite e gjysmë të përkushtohemi në problemet reale të qytetarëve. Në ekonomi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e sistemit shëndetësor të ri, rrugën eurointegruese”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se do të jetë i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe institucionet në interes të shtetit.

“Planifikoj ti ndaj njerëzit në të aftë e paaftë, të ndershëm e të pandershëm, punëtor dhe dembel. Andaj duhet të ketë ndryshime në politikë. Ne politikanët duhet të bashkohemi të bashkëpunojmë. Ne do të dëgjojmë shumë, do të kërkojmë sugjerime”, ka thënë mes tjerash Kovaçevski./AlsatM/

Të ngjashme