Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizoi takim me drejtorin e përgjithshëm të “Holding për Zhvillim Abu Dhabi – ADQ” Mohamed Hasan Al Suvaidi, si dhe përfaqësues të tjerë të menaxhmentit të lartë, në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryeministri Kovaçevski, së bashku me ministrat e financave Fatmir Besimi, për Transport dhe Lidhje, Blagoj Boçvarski dhe për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski, prezantuan mundësitë për financim dhe investime në më shumë sektorë.
Nga Qeveria thonë se qëllimi i vizitës është forcimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe nxitja e interesit të konsiderueshëm për investime në sektorët e synuar, duke përfshirë burimet e ripërtërishme të energjisë, infrastrukturën, turizmin, bujqësinë, shëndetësinë. Në takim u bisedua edhe për vendosjen e linjës direkte Shkup – Abu Dhabi në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik”.
“Delegacioni qeveritar theksoi rëndësinë e investimeve në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë dhe trazirave ushtarake, me tw vetmin qwllim për të stimuluar ekonominë. Të dyja palët u shprehën se ka potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për realizimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vend me fokus të veçantë në bujqësi dhe përpunimin e ushqimit”.
“Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, e cila është shumë domethënëse për nxitjen e investimeve të reja nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Delegacioni qeveritar prezantoi projektet nga fusha të ndryshme që tërhoqën vëmendjen e menaxhmentit të këtij fondi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...