Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dyditore të punës në institucionet e BE-së, sot në Bruksel ka takuar kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell.
Në takim, sipas njoftimit të kabinetit të kryeministrit, Kovaçevski shprehu mirënjohje për përkushtimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut me përpjekjet e tij personale për fillimin pa vonesë të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e re e mban fokusin në fushat kryesore reformuese për evropeizimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, qeverisje demokratike, zhvillim ekonomik, energji dhe klimë dhe tranzicionit digjital, si dhe promovimin e marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe integrimi evropian.
“Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski e informoi kryetarin e Këshillit Evropian Mishell për dialogun e intensifikuar ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga komunikimi i shpeshtë në periudhën e ardhshme priten rezultate që do të ndihmojnë në përgatitjen e udhërrëfyesit për realizimin e projekteve të pranuara në mënyrë reciproke për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimin dypalësh me qëllimin përfundimtar të çbllokimit të procedurës për konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, thuhet në njoftim.
Nga kabineti po ashtu theksuan se kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian ndanë qëndrim të përbashkët se qeveritë e Shkupit dhe Sofjes janë të gatshme të dyfishojnë përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe se institucionet evropiane po punojnë për të ndihmuar në çbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipëri, pritet të ndikojnë pozitivisht në dinamikën e reformave në Ballkanin Perëndimor.
Në takimin në Këshillin Evropian u vu në pah bashkëpunimi mes BE-së dhe NATO-s për një përgjigje diplomatike dhe përshkallëzimin e krizës në Ukrainë./Telegreafi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj