Google ADS

Kovačevski: Maqedonia e Veriut nuk ka plan B veç integrimit në BE

17:44 | 8 Qershor 2022
L G

Në konferencën për mediat pas samitit të Ohrit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, u shpreh se shteti që ai drejton i ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësim në BE, ndërsa është kjo e fundit, që sipas tij, nuk i ka përmbushur premtimet.

Megjithatë, ai theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka një planë të dytë veç Bashkimit Europian.

“Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të jenë peng për çdo samit. Unë kam thënë që me data nuk lidhem. Ne punët tona i kemi bërë. Maqedonia e Veriut ka katër raporte pozitive. Edhe pse nuk kemi filluar negociatat, kemi ecur përpara më shumë se shtetet e tjera.

A është opsioni i vetëm? Do të jetë qëllimi i parë strategjik. NATO e mbajti premtimin e saj. BE nuk e ka përmbushur premtimin e saj dhe besoj se një ditë do të ndodhë kjo. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe ne kemi dialog strategjik edhe me SHBA, ku ministrat tonë kanë qenë prezent në Uashington. Ne kemi marrëveshje me Estoninë, e cila është liderë në digjitalizim dhe na ndihmon. Nuk ekziston zëvendësimi strategjik për Bashkimin Europian”, tha Kovačevski./A2

Të ngjashme